Lidhje

Klinton takohet me udhëheqësit veriirlandezë në Belfast


Në Belfast, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton u bëri thirrje udhëheqësve të qeverisë veriirlandeze të koalicionit të shikojnë drejt së ardhmes megjithë mosmarrëveshjet dhe dyshimet që e kanë penguar koalicionin e ri.

Ajo u tha sot ligjvënësve në Asamblenë e Irlandës së Veriut, e cila ishte e mbushur plot e përplot, se disidentët e Ushtrisë Republikane Irlandeze po përpiqen të gjejnë shenja pasigurie dhe mosmarrëveshjesh.

Komentet vijnë një ditë pas deklaratës së njërit prej grupeve më të njohur paraushtarakë se hiqte dorë nga dhuna dhe se lufta e armatosur ka marrë fund.

Sekretarja Clinton u bëri thirrje udhëheqësve rivalë protestantë dhe katolikë të vazhdojnë ta mbajnë koalicionin gjallë për hir të paqes së qendrueshme.

Pas bisedimeve 90 minutëshe në kështjellën Stormont të Belfastit lindor, zonja Klinton bëri komente në prani të Ministrit të Parë, Peter Robinson dhe zëvendës Ministrit të Parë, Martin McGuinness, gjë që mund të quhet në vetvete një arritje diplomatike pasi dy udhëheqësitg rivalë nuk janë paraqitur asnjëherë së bashku që prej shtatë muajsh.

"Nuk asnjë dyshim se Irlanda e Veriut ka bërë mjaft përparim. Armiqtë e vjetër po punojnë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të qendrueshme dhe të begatë,” tha zonja Klinton.

Por udhëheqësi protestant Robinson po i reziston trysnisë në rritje të katolikut McGuinness, që administrata të marrë përgjegjësi për sistemin policor dhe gjyqësor të Irlandës së Veriut.

Mosmarrëveshjet pasqyrojnë probleme më të thella në koalicionin dy-vjeçar i cili preferon më tepër argumente që çojnë në udhëkryq se sa kompromise.

Qeveritë britanike, irlandeze dhe amerikane besojnë se transferimi i këtyre kompetencave nga Londra në Belfast do të forconte koalicionin dhe do të izolonte disidentët e Ushtrisë Republikane Irlandeze të cilët përpiqen të minojnë koalicionin. //ii

XS
SM
MD
LG