Lidhje

Kosovë: Dënohen tre shqiptarë për vrasjen e 8 viteve më parë


Tre shqiptarë të Kosovës janë dënuar me nga 30 vjet heqje lirie nën akuzën për vrasjen e pesë anëtareve të një familjeje shqiptare tetë vjet më parë.

Një trup gjykues i Gjykatës së lartë të Kosovës, i drejtuar nga një gjykatës ndërkombëtarë, vërtetoi dënimet me nga 30 vjet burg për Burim Ramadanin, Arsim Ramadanin dhe Arben Kiqinën, të cilët akuzohen se më 20 gusht të vitit 2001 kanë vrarë Hamëz Hajrën dhe katër anëtarë të familjes së tij në një fshat të Kosovës qendrore.

Hamëz Hajra, i cili nga shqiptarët e rajonit të tij shikohej si bashkëpunëtorë i regjimit të Beogradit gjatë viteve të 90-ta ishte duke udhëtuar me makinë bashkë me gruan dhe katër fëmije kur u qëllua më armë zjarri.

Vetëm një nga fëmijët i mbijetoi sulmit. Në vitin 2002 policia e Kombeve të Bashkuara arrestoi dymbëdhjetë persona, pjesa më e madhe e tyre ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nën dyshimin për përfshirje në këtë vrasje.

Në prill të vitit 2005 ata u dënuan me gjithsejtë 185 vjet heqje lirie, ndërsa më vonë gjykata e lartë liroi pjesën më të madhe të tyre.

Avokatët mbrojtjes të tre të dënuarve thanë se procesi kundër tyre ishte politikisht i motivuar ndërsa paralajmëruan se do të ankohen në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës si dhe në atë për të drejtat e njeriut në Strasburg.//ii

XS
SM
MD
LG