Lidhje

Studime në disa vende të botës mbi virusin H1N1


Një seri studimesh të reja rreth gripit të derrit H1N1 ka gjetur se adoleshentët dhe gratë që gëzojnë shëndet relativisht të mirë është e vështirë të preken nga ky grip. Studimet e reja nga kërkimet në Kanada, Meksikë, Australi dhe Zelandën e Re u publikuan të hënën në faqen e internetit të revistët së Shoqatës Amerikane të Mjekësisë.

Nga gjetjet, thonë studiuesit kanadez, dolën se shumica e viktimave të gripit të derrit në atë shtet kanë qënë të rinj dhe gra me probleme egzistuese shëndetësore. Studimet gjithashtu konfirmojnë se kushtet e atyre që ishin diagnostikuar me gripin e derrit ishin përkeqësuar shpejt sapo ishin dërguar në spital.

Studiuesit në Zelandën e Re dhe Australi gjetën se pacientët të cilët ju nënshtruan trajtimeve intensive për futjen e oksigjenit në gjak patën shanse më të mëdha mbijetese. Studimet paralajmërojnë sistemin shëndetësor dhe punonjësit që të ndërtojnë një plan që të merret me mundësinë e mbipopullimit të spitaleve.

XS
SM
MD
LG