Lidhje

Sekretarja Klinton kritikon gjendjen e të drejtave të njeriut në Rusi


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton thotë se sulmet ndaj gazetarëve dhe avokatëve të të drejtave të njeriut në Rusi përbëjnë një shqetësim të madh që kërcënon përparimin drejt lirive demokratike.

Zonja Klinton foli sot në Moskë para studentëve universitarë, në përfundim të një turneu pesë ditor në Evropë. Ajo tha se njerëzit duhet të jenë të lirë që të mbajnë qëndrime jo popullore dhe të sfidojnë abuzimet e autoriteteve.

Po sot, ajo i tha radios Eko Moskvi se e kishte shtruar çështjen e vrasjes së gazetarëve në takimin e djeshëm me Presidentin rus Dmitri Medvedev. Ajo i quajti gjetjen e autorëve të vrasjeve, një sfidë serioze për "një shoqëri të drejtë dhe funksionale". Qeveritë perëndimore kanë vazhduar t'i bëjnë presion Moskës për të drejtat e njeriut, që nga viti 2006 kur u vra gazetarja dhe kritikja e Kremlinit, një krim autorët e të cilit nuk janë gjetur ende. //rd//

XS
SM
MD
LG