Lidhje

Gjermania do të kthejë 14 mijë refugjatë të luftës në Kosovë


Gjermania tha se ka në plan të kthejë në Kosovë rreth 14 mijë refugjatë, që u larguan gjatë konfliktit të viteve 90-të. Shumica e të tyre janë identifikuar si banorë romë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Stefan Paris, tha sot se Berlini ka në plan të nënshkruajë një marrëveshje me qeverinë e Prishtinës brenda muajve të ardhshëm.

Zyrtarët thanë se deri në 10 mijë refugjatë janë romë, një grup pakicë që për një kohë të gjatë ka qënë viktimë e dikriminimit dhe dhunës në gjithë Evropën.

Një anëtar i partisë gjermane të ekstremit të majtë, Linke, shprehu shqetësim se kthimi i refugjatëve në Kosovë do t’i vinte ata në rrezik.

Në bazë të kushteve të marrëveshjes së riatdhesimit, vetëm ata refugjatë, dokumentat e të cilëve tregojnë se ata jetonin në Kosovë para konfliktit, do të kthehen atje.//lk

XS
SM
MD
LG