Lidhje

KE rekomandon fillimin e bisedimeve për antarësimin e Maqedonisë në BE

  • Isak Ramadani
  • Shkup

Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë është mirëpritur nga autoritetet qeveritare në Shkup dhe nga opinioni publik i këtij vendi, me që Komisioni rekomandon fillimin e bisedimeve për antarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Autoritete maqedonase e kanë parasysh se rruga për në Bruksel është tepër e vështirë ndërkohë që thonë se janë të përkushtuar për realizimin e reformave të duhura.


Rekomandimi për fillimin e bisedimeve midis Komisionit Evropian dhe MAqedonisë për antarësimin e kësaj të fundit në BE u prit me entuziazëm në Shkup. Konferenca e komisionerit për zgjerim Olli Rehn u ndoq me interes në selinë e Komisionit në SHkup. Ndërkohë, pasi komisioneri Rehn e bëri publik vendimin, para selisë së qeverisë parakaluan makina ma flamuj të BE në shenjë gëzimi për afrimin e proceseve drejt integrimit evropian të Maqedonisë.

Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski e quajti ditën e sotme si një ditë historike për Maqedoninë.


Ambasadori i Komisionit Evropian dhe i Bashkimit Evropian në Shkup Erwan Fouere ia doprëzoi atij raportin ku vlerësohen arritjet por ka dhë një sërë vërejtjesh. Përmendet ligji kundër diskriminimit, raporti ndaj homoseksualëve, ndërkohë që theksohet edhe shqetësimi për incidentet ndëretbike në Strugë. Nënvizohet dhe nevoja e zbatimit të ligjit për administratën publike.


Poashtu drejtohen kritika në lidhje me qasjen ndaj lirisë së mjeteve të informimit, për reklamat qeveritare, për lidhjen e pronarëve të medias me struktura politike dhe sëkëndjemi kufizimin e lirisë së fjalës.


Ambasadori Erwan Fouere tha se meritat për rekomandimin e fillimit të bisedimeve I takojnë të gjithëve edhe partive në pushtet edhe atyre në opozitë që kanë treguar se me një frymë bashkëpunimi dhe konsensusi mund të arrijnë rezultate.


Edhe faktori politik shqiptar në qeveri shpreh kënaqësi për raportin e Komisionit Evropian.

Ekspertët dhe i gjithë opinioni publik janë të vetëdijshëm nga ana tjetër se procesi I bisedimeve do të jetë I gjatë dhe I vështirë. Do t’I duhen vite Maqedonisë që të bëjë përshtatjen e ligjeve dhe të arrijë standardet e duhura për t’u bërë anëtare e Bashkimi aq të dëshiruar Evropian.//lk





XS
SM
MD
LG