Lidhje

OKB: Zgjidhen 5 anëtarët e rinj të Këshillit të Sigurimit


Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka zgjedhur Bosnjën, Brazilin, Gabonin, Libanin dhe Nigerinë si anëtare të Këshillit të Sigurimit.

Këto pesë vende nuk hasën në opozitë në kandidaturën e tyre dhe u zgjodhën me votën e parë sot në selinë e OKB-së në Nju Jork.

Këto vende do të jenë anëtare jo të përhershme të Këshillit me mandat dy vjeçar që fillon më 1 janar të vitit të ardhshëm. Anëtarët e rinj zëvendësojnë Burkina Fason, Kosta Rikën, Kroacinë, Libinë dhe Vietnamin.

Ambasadorja amerikane Suzan Rajs uroi vendet që u zgjodhën dhe tha se pret me padurim të punojë me secilin prej tyre. Ambasadori britanik Xhon Soers tha se anëtarët e rinj do ta bëjnë më të fortë Këshillin,

Këshilli i Sigurimit me 15 anëtarë ka pesë anëtarë të përhershëm – Britaninë, Kinën, Francën, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara dhe 10 vende me status anëtarësh jo të përhershëm. Pesë vendet e tjera anëtare janë Austria, Japonia, Meksika, Turqia dhe Uganda, mandati i të cilave përfundon vitin e ardhshëm. //ad//

XS
SM
MD
LG