Lidhje

Tetë të vdekur nga shpërthimi vetvrasës në Pakistan


Policia në Pakistanin veriperëndimor thotë se një sulm me autobombë ka vrarë së paku 8 vetë. Zyrtarët thonë se në qendër të sulmit vetvrasës ishte një stacion policie në afërsi të Peshavarit. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin por talebanët pakistanezë kanë bërë thirrje për vënine në shënjestër të ushtrisë dhe objektivave qeveritare në mbarë vendin. Ditët e fundit militantët kanë ndërmarrë katër sulme të fuqishme terroriste që kanë lënë më shumë se 100 të vrarë.

Zyrtarët pakistanez të zbulimit thanë sot herër se një goditje me raketë që dyshohet të jetë nga aeroplanët e telekomanduar amerikanë, vrau të paktën katër njerëz sot në rajonin fisnor të Varizistanit në kufi me Afganistanin.

Ndërkohë, këtu në Uashington të mërkurën ligjvënësit amerikanë i dhanë minstrit të jashtëm pakastinez garanci me shkrim se paketa e ndihmave prej 7.5 miliard dollarësh nuk do të dhunonte sovranitetin e atij vendi. Ligjvënësit thanë se një dekleratë që qartëson disa pika në legjislacion do të futet në arkivat e Kongresit Amerikan. Ligji që ka të bëjë me paketën e ndihmave nuk do të ndryshojë. //kh//

XS
SM
MD
LG