Lidhje

Shpërthime thuajse të njëkohëshme në Kerbala të Irakut


Policia irakiane thotë se tre njerëz janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në tre shpërthime thuajse të njëkohëshme në afërsi të vendeve të shenjta shite në qytetin e Kerbalës.

Autoritetet thanë se shpërthimet ndodhën në kohën e lutjeve të mbrëmjes të mërkurën. Të paktën 40 njerëz u plagosën nga shpërthimet. Më herët të mërkurën, tetë njerëz u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën kur grabitës të armatosur sulmuan një teg në një lagje shiia në Bagdat. Policia thotë se predha mortajash ose raketash shpërthyen në tregun e njohur në distriktin Shula para se personat e armatosur sulmuan dyqanet dhe argjendaritë e atij tregu.

Ndërkohë një raport i fundit nga ministria irakiane e të drejtave të njeriut thotë se 85 mijë njerëz janë vrarë në dhunë ndërmjet 2004 dhe 2008. Raporti nuk bën dallime mes civilëve dhe të tjerëve. Raporti fajëson grupet e jashtëligjëshme për akte terroriste si shpërthimet, atentatet, grabitjet dhe lëvizjet e detyruara. //kh//

XS
SM
MD
LG