Lidhje

Cvektoviç: Huaja ruse pa kushte politike për Beogradin


Kryeministri serb, Mirko Cvektoviç, thotë se huaja ruse prej 1,5 miliard dollarësh nuk është e lidhur me kushte politike. Zoti Cvetkoviç i tha televizion serb B92 të merkurën se ai ende nuk i ka të gjitha detajet e huasë e cila u bë e njohur nga zyrtarët rusë në fillim të muajit. Ai tha se ishte i sigurtë se kushtet e huasë ishin të favorshme.

Kryeministri hodhi poshtë se Rusia po kërkon që monopoli i saj në shitjen e naftës dhe gazit natyror në Serbi të zgjerohej. Zoti Cvetkoviç tha se lejimi i Rusisë për të dominuar tegun serb të naftës do të rrezikonte shanset e Beogradit për t’ju bashkuar Bashkimit Evropian.

Kompania shtetërore ruse Gazprom bleu aksionet kryesore të kompanisë serbe të naftës NIS vitin e kaluar. Marrëveshja përfshinte monopolizimin rus të shitjeve energjitike në Serbi deri në vitin 2011. Serbia do të përdorë huanë ruse prej 1,5 miliad dollarësh për të shlyer defiçitin buxhetor dhe projekte të tilla si konstruksionin e rrugëve.

XS
SM
MD
LG