Lidhje

32 të vrarë në sulme ndaj ndërtesave qeveritare në Pakistan


Zyrtarët pakistanezë thonë se sulmet ndaj katër godinave të institucioneve të rendit në lindje dhe veriperëndim të vendit kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 32 personave.

Pjesa më e madhe e dhunës u përqendrua rreth qytetit Lahore në Lindje, ku persona të armatosur hapën zjarr ndaj një godine ku janë zyrat e Agjencisë Federale të Hetimeve që analizon çështje të lidhura me emigracionin dhe terrorizmin. Katër oficerë policie dhe një person tjetër u vranë në sulm ndërsa policia vrau të paktën njërin nga autorët e sulmit dhe arrestoi të paktën një nga personat e armatosur.

Persona të armatosur vunë gjithashtu në shënjestër qendra stërvitjeje në rrethinat e Lahores. Një nga sulmit, në rrethina e Manavës shkaktoi vdekjen e 10 personave, përfshirë 6 oficerë policie.

Në një incident tjetër, në Bedian disa persona morën pengje në një Qendër Trainimi të Forcave Elitë. Policia është tani në kontroll të plotë të kompleksit pasi liroi pengjet.

Ndërsa në Peshavar 11 vetë humbën jetën nga një sulm vetëvrasës ndaj një stacioni policie.

XS
SM
MD
LG