Lidhje

Hagë: Gjyqi ndaj Radovan Karaxhiçit do të fillojë më 26 tetor


Gjykata e Hagës thotë se gjykimi i ish udhëheqësit të serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhic do të fillojë më 26 tetor.

Karaxhiç përballet me 11 akuza përfshirë gjenocid për rolin e tij në luftën e viteve 1990.

Gjykimi pritet të zgjasë dy deri në tre vjetë. Ai do të fillojë me dy ditë me fjalën e prokurorit dhe më pas nga Karadzic që do të përfaqësojë vetveten.

Në fillim të javës gjykata kundërshtoi pretendimet e Karadzicit se kishte një marrëveshje imuniteti që e mbronte nga gjykimi.

Karadzic thotë se i dërguari amerikan Richard Holbruk i ofroi atij imunitet në vitin 1996 në se linte postin. Zoti Holbruk e mohon një marrëveshje të tillë. //ad//

XS
SM
MD
LG