Lidhje

Shpikësit dhe sipërmarrësit e energjisë së pastër


Në lulishten Kombëtare në Uashington, ka filluar konkursi i dhjetëshes më të mirë për vitin 2009. Të gjitha ekipet, nga 4 vende të ndryshme, kanë ndërtuar nga një shtëpi të teknologjisë së lartë dhe me efikasitet të lartë në përdorimin e energjisë diellore. Konkursi përfaqëson brezin e ardhshëm të sipërmarrësve dhe shpikësve në energjinë e pastërt.

Ndërtimet vazhduan furrishëm gjatë ceremonisë së hapjes. Më shumë se 800 studentë nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Spanja dhe Gjermania po konkurojnë.

Ata erdhën në kryeqytetin amerikan për të reklamuar përparimet e fjalës së fundit në teknologjinë e gjelbër dhe diellore në kuadër të konkursit për dhjetëshen më të mirë të energjisë diellore për vitin 2009. Mes konkurentëve do të vlerësohet shtëpia më tërheqëse dhe më efikase në përdorimin e energjisë diellore, e ndërtuar nga studentët.

Sekretari amerikan i Energjisë, Steven Çu, në fjalën e hapjes, inkurajoi studentët si dhe foli për realitetin e konsumimit të energjisë.

"Në Shtetet e Bashkuara rreth 40 për qind e energjisë përdoret në ndërtesat komerciale apo të banimit. Fakti është se edhe në gjithë botën kjo përqindje është e njëjtë".

20 ekipet u zgjodhën para 2 vjetësh me konkurs. Ekipi i Spanjës paraqiti projektin e tij i quajtur Shtëpia Bardhë e Zi. Panelet diellore në çati lëvizin gjatë ditës për të djekur lëvizjen e diellit. Ato janë vendosur në një piramidë që bën të lehtë lëvizjen e tyre.

Panelet vertikale në fasadën e shtëpisë thithin energji diellore dhe kthehen me dorë sipas pozicionit të diellit. Një shtëpi e tillë mund të prodhojë energji të mjaftueshme për nevojat e gjithë vitit.

Universiteti Cornell në Nju Jork po merr pjesë për të tretën herë me 150 studentë. Projekti i tyre është e vetmja shtëpi rrumbullake, e bazuar në formën e një kulle. Kris Werner është udhëheqësi i ekipit të Universitetit Cornell.

"E gjithë shtëpia funksionon me energji diellore. Ngrohja e ujit dhe e gjithë shtëpisë bëhet me anë të tubave, që tërheqin enegjinë diellore. 40 panele diellore janë vendosur në çatinë e shtëpisë, duke gjeneruar energjinë e nevojshme për gjithë shtëpinë".

Zoti Werner thotë se studentët shpresojnë se panelet do të prodhojmë më shumë energji se sa nevojat e shtëpisë në mënyrë që ata t'ia shesin elektricitetin centralit elektrik.

Konkursi vlerëson 10 elementë të ndryshëm, nga arkitektura, projekti, rehatia dhe vlera e shit-blerjes. Konkursi vazhdon deri më 18 tetor.

XS
SM
MD
LG