Lidhje

Këshilli i të Drejtave të Njeriut miraton raportin për Gazën


Këshilli i Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat njerëzore i përbërë nga 47 anëtarë, ka aprovuar një resolutë të bazuar mbi raportin e ashtuquajtur Goldstone i cili akuzon Izraelin dhe militantët Hamas për krime lufte gjatë konfliktit 22 ditor që ndodhi në periudhen Dhjetor-Janar 2009. Resoluta kaloi pasi 25 anëtarë votuan pro saj. Ndër 6 shtetet që votuan kundër ishin Amerika dhe disa vende europiane. Korrespondentja e zërit të Amerikës Liza Shlein raporton nga Gjeneva.

Resoluta e pregatitur nga Palestinezët e cila mbështet raportin 575 faqësh të Goldstonit që kishte objektiv gjetjen e fakteve mbi çka ndodhur në Palestinë, i bën thirrje Kombeve të bashkuara që t’a paraqisin këtë resolutë në mënyrë urgjente pra asamblesë së përgjithshme për aprovim.

Raporti rekomandon që Izraeli dhe Hamas të bëjnë hetime në lidhje me krimet e luftës dhe krime kundër njerëzimit. Nëse ata nuk e bëjnë këtë hetim brenda 6 muajsh raporti sygjeron që këshilli i sigurimit i Kombeve të Bashkuara t’a dëgojë çështjen para gjykatës ndërkombëtare të krimeve.

Vetëm para 2 javësh Këshilli i sigurimit votoi për t’a shtyrë për në seancën e Marsit votimin mbi raportin e debatuar të Goldstonit. Por nën kritikat intensive të palestinezëve ata vendosën të rihapin çështjen.

Por Shtetet e Bashkura , që ishin arkitektët e shtyrjes së votimit mbi resolutën, u shprehen se ishin tepër të zhgënjyer nga rezultati i votimit. Përfaqësuesi amerikan Daglas Grifiths, votoi kundër , e tha se resoluta nuk ishte e balancuar dhe se ishte e padrejtë ndaj Izraelit.

“Kjo resolutë shkon përtej qëllimit fillestar të vetë raportit të Goldstonit, dhe diskuton elemente që duhet të zgjidhen gjatë negociatave që vazhdojnë midis Izraelit dhe Palestinës.”

Grifit i referohet përmbajtes së resolutës e cila dënon politikat dhe masat e marra nga izraeli , forcën pushtuese, duke përfshirë këtu edhe faktin e kufizimit të mundësive të palestinezëve për të vajtur tek pronat e tyre apo në vendet e shenjta.

“Për më tepër ne theksojmë se kjo resolutë nuk shqyrton mirë natyrën jo-simetrike të konfliktit. Kur Gjykatësi Goldstone i njeh krimet e kryera nga Hamas, në analizën e tij mbi përgjigjen e Izaelit ai nuk e thekson vështirësinë që ata kanë hasur duke luftuar kundër këtij armiku të rrezikshëm dhe vështirësinë e vetë mjedisit.”

Ambasadori i Izraelit tha se resoluta është e pa balancuar dhe e keqpërdorur. Ai that se aty nuk përmenden raketat që janë hedhur nga palestinezët kundër Izraelit.

“Çfarë mund t’i them Izraelitëve në lidhje me këtë seancë? Si mun mund t’i shpegoj se politikat, axhendat personale, e në disa raste thjesht cinizmi, kanë fituar sot? Dhe se problemet e vërteta me të cilat Izraeli përballet sot-të vazhdojë përpara në paqe duke mbrojtur njerëzit nga rreziqet e sotme- thjesht nuk i interesojnë shumicës së anëtarëve të Kombeve të Bashkuara."

Ambasadori Izraelit akuzoi Këshillin se raporti që ata pranuan nuk ofron asnjë zgjidhje për luftën kundër terrorizmit për vendet demokratike që janë të detyruara të veprojnë në vetmbrojtje. Ai paralajmëroi se nëse Kombet e Bashkura do të vazhdojnë të mbështesin këtë raport, proçesi i paqes me palestinezët do të dëmtohet. //bsa//

XS
SM
MD
LG