Lidhje

Kombet e Bashkuara: Shënohet Dita Botërore e Ushqimit


Një zyrtar i lartë i OKB-së tha se bota duhet të rrisë në mënyrë drastike investimet në bujqësi, për t'u përballur me numrin rekord të njerëzve të prekur nga uria në mbarë botën.

Në një fjalim sot në Ditën Botërore të Ushqimit kreu i agjencisë së OKB-së për ushqimin tha se kriza ekonomike ka bërë që numri i njerëzve të uritur në mbarë botën të rritet me gati 100 milionë njerëz.

Jacques Diouf tha se kjo do të thotë se uria ka goditur më shumë se një miliardë njerëz, ose një në gjashtë njerëz të popullësisë globale.

Ai tha se kriza ekonomike ka goditur veçanërisht fermerët e vegjël dhe zonat rurale.

Zoti Diouf theksoi se popullata pritet të rritet në më shumë se 9 miliardë banorë deri në vitin 2050 dhe prodhimi i ushqimit duhet të rritet me 70 përqind për të përballuar këtë rritje.//lk

XS
SM
MD
LG