Lidhje

Uji, arkitekti i rreth 2000 harqeve natyrore në parkun kombëtar "Arches"

  • America's Parks

Uji, arkitekti i rreth 2000 harqeve natyrore në parkun kombëtar "Arches"

Uji, arkitekti i rreth 2000 harqeve natyrore në parkun kombëtar "Arches"

Parku Kombëtar Arches që shtrihet në pjesën juglindore të shtetit Utah, ka rreth 2000 harqe natyrore të formacioneve shkëmbore ranore. Aty gjendet Harku Delikat me fame botërore si dhe shumë e shumë formacione jo të zakonta shkëmbore. Në disa zona forcat e natyrës kanë ekspozuar një histori gjeologjike mijëravjeçare atje.

Nga këto harqe të shumta ka marrë edhe emrin Parku Kombëtar Arches, harqet. Ato ngrihen në qiellin e pamatë si rënojat e një beteje mes gjigandësh. Forcat e natyrës kanë vepruar në harmoni për të krijuar një hapësirë të tërë të mbushur me harqet më të shumta dhe më mahnitëse natyrore në botë.

Në gjithë parkun shtresat shkëmbore përmbajnë gjurmët edepozitimeve, erozionit dhe fenomeneve të tjera gjeologjike mijëravjeçare. Pamjet e jashtëzakonëshme të parkut krijojnë një pejsazh me kontraste të theksuara ngjyrash vezulluese, relievesh dhe formash si në asnjë vend tjetër.

Ecja nëpër park është mënyra më e mirë për të shijuar bukuritë e tij, megjithëse një shëtitje e vështirë për syrin e njeriut, por mahnitëse përmes këtij mozaiku harqesh. Dhe ai që shihet më mirë kur ecën në këmbë është ky hark i stërmadh por delikat si të jetë bërë prej porcelani, i ashtuquajturi Delicate Arch, Harku Delikat.

Uji është arkitekti i këtyre harqeve. Këto forma të quajtura fletëza, janë harqe në formim. Uji i godet ato duke gërryer pjesët e tyre të buta dhe duke lënë pjesën e fortë shkëmbore në formë harku. Kjo është një tokë në tranzicion. Sot këto harqe duket se sfidojnë gravitetin, por një ditë ato do të zhduken, duke u bërë viktimat e erozionit që i krijoi.

Këto parqe na mbajnë në kontakt me njeri tjetrin. Populli i Shteteve të Bashkuara është i lidhur përmes tyre në një formë të veçantë. Këto parqe janë të përjetshme.

XS
SM
MD
LG