Lidhje

Presidenti Klaus: Traktati i Lisbonës ka ecur përpara, nuk mund të bllokohet


Presidenti çek Vaclav Klaus pranoi se traktati për reformimin e Bashkimit Evropian ka ecur kaq shumë përpara saqë ai nuk mund ta bllokojë.

Zoti Klaus i bëri komentet sot për gazetën Lidone Novini. Qeveria çeke dhe parlamenti duhet të miratojnë të ashtuquajturin traktatin e Lisbonës.

Por presidenti çek ka refuzuar ta nënshkruaj atë, duke thënë se nuk është mirë as për Evropën e as për vendin e tij. Ai kundërshton një nen që do të mundësonte anashkalimin e gjykatës çeke dhe do të plotësonte pretendimet e gjermanëve etnik që u përzunë pas Luftës së Dytë Botërore.

Të gjitha vendet e BE-së duhet ta miratojnë traktatin e Lisbonës në mënyrë që ai të hyjë në fuqi. //mm//

XS
SM
MD
LG