Lidhje

Karaxhiç i kërkon Këshillit të Sigurimit të lirohet nga gjykimi në Hagë


Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhiç i kërkoi Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të miratojë një rezolutë që ta lirojë atë nga gjyqi në Hagë.

Në një letër drejtuar presidentit të këshillit, zoti Karadziç thekson pretendimin e tij se ka bërë një marrëveshje me të dërguarin amerikan Richard Holbrooke në vitin 1996 për t’u larguar nga politika në këmbim të imunitetit nga gjykimi. Ai i kërkoi anëtarëve të këshillit ta njohin marrëveshjen.

Zoti Holbrooke ka mohuar vazhdimisht një marrëveshje të tillë. Gjykata e OKB-së thotë se edhe në se marrëveshja ekzistonte, gjykata ndërkombëtare nuk është e detyruar ta respektojë atë.

Radovan Karadziç do të gjykohet këtë muaj për 11 akuza përfshi dy për gjenocid lidhur me konfliktin tre vjeçar në Bosnje, që përfundoi në vitin 1995./rd/

XS
SM
MD
LG