Lidhje

Nënpresidenti Biden u nis për turneun në Evropë


Nënpresidenti amerikan Xho Baiden u nis sot për një vizitë 4-ditore në në Poloni, në Rumani dhe në Republikën Çeke.

Zoti Baiden mbërrin sot vonë në Varshavë, ku nesër do të zhvillojë bisedime me Kryeministrin Donald Task dhe Presidentin Leh Kazinski.

Ai shkon në Bukuresht të enjten dhe në Pragë të premten.

Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë spekulimet se nënpresidenti Baiden është dërguar në Evropë për shkak se Varshava dhe Praga janë të indinjuara nga vendimi i administratës Obama për të braktisur planin për vendosjen e sistemit mbrojtës nga raketat në Poloni dhe Republikën Çeke.

Presidentit Obama njoftoi në shtator se Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë në vend të tij një sistem të ri, më fleksibël raketash me teknologjinë dhe të dhënat më të reja të zbulimit.


XS
SM
MD
LG