Lidhje

Bisedime për reformat kushtetuese në Bosnje-Hercegovinë


Zyrtarët amerikanë dhe evropianë po zhvillojnë bisedime me udhëheqës të Bosnje-Hercegovinës për reformat kushtetuese të nevojshme për ta sjellë vendin më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ministri i Jashtëm suedez Carl Bildt dhe nënsekretari amerikan i shtetit James Steinberg u takuan me drejtues të komuniteti serb, musliman dhe kroat sot në Sarajevë. Kushtetuta e tanishme e ndan vendin në Republikën serbe dhe Federatën myslimano-kroate të lidhura nga institucionet qendrore. Ndarja e autoritetit mbetet e paqartë dhe secila palë e interpreton atë ndryshe.

Udhëheqësit boshnjakë dje ofruan një propozim që synon forminin e parlamentit dhe të qeverisë. Por serbët e Bosnjes e kundërshtojnë atë duke thënë se propozimi i jep fund Republikës Serbe. Edhe myslimanët e Bosnjes dhe kroatët i kundërshtojnë reformat e propozuara.

XS
SM
MD
LG