Lidhje

Një derr në shtetin e Minesotës është diagnostikuar me virusin H1N1


Departamenti Amerikan i Bujqësisë thotë se së paku një derr në shtetin e Minesotës është diagnostikuar me virusin H1N1, që ndryshe quhet gripi i derrave. Ky është rasti i parë në Shtetet e Bashkuara që një derr preket nga virusi H1N1.

Sekretari i Bujqësisë, Tom Vilsak, dekleroi të hënën se provat laboratorike kanë konfirmuar prezencën e virusit nga kampionet e mbledhura gjatë një panairi të kafshëve në shtetin e Minesotës. Kafsha nuk kishte paraqitur shenja të sëmundjes ndërkohë që zyrtarët thonë se kampione të tjera po testohen.

Departamenti Amerikan i Bujqësisë thotë se infeksioni i një derri në panairin e kafshëve nuk nënkupton se kafshët për tregti janë infektuar sepse derrat që përdoren për panaire mbahen veçazi nga ato që rriten nëpër ferma për t’u tregtuar më pas.

Zyrtarët gjithashtu thonë se njerëzit nuk mund të infektohen nga ngrënia e mishit të derrit apo produkteve të tij dhe se mishi i derrit mbetet i sigurtë për tu ngrënë. //kh//

XS
SM
MD
LG