Lidhje

Arrestohet një shkencëtar amerikan nën akuzat për spiunazh


Zyrtarë amerikanë të qeverisë federale thonë se një shkencëtar nga shteti i Merilandit, që dikur punonte për agjencitë federale përfshi Departamentin e Mbrojtjes dhe të Energjisë, është arrestuar nën akuzat për synime për të spiunuar për Izraelin.

Departamenti i Drejtësisë e bëri njoftimin të henën në rastin e 52 vjeçarit Stjuart David Nozete. Autoritetet thonë se Nozete me dijeni dhe me dëshirë u përpoq të komunikonte, dërgonte dhe transmetonte informacione të klasifikuara sekret, individëve që ai besonte se ishin oficerë të spihunazhit izraelit. Akuza nuk thotë se qeveria e Izaelit apo dikush tjetër i autorizuar nga ajo kishte dhunuar ligjin amerikan.

Hetuesit thonë se në fillim të shtatorit, Nozete u telefonua nga një njeri që linte të kuptonte se ishte oficer i zbulimit izraelit, por që në të vërtetë ishte një agjent sekret i FBI-së. Zyrtarët thanë se ata ranë dakord që të takoheshin në një hotel në Uashington për të diskutuar dëshirën për të punuar për spihunazhin izraelit. Ata thonë se Nozete i tha agjentit se më parë ai kishte patur poste që i jepnin mundësinë për informacione sekrete dhe se kishte mundësi për të shtënë në dorë i formacione të satelitëve amerikanë. Ata thonë se ai ofroi të jepte informacione në shkëmbim të parave. //kh//

XS
SM
MD
LG