Lidhje

Fushata e larjes së duarve.  Ethet dhe Vaksina. Kanceri i gjirit dhe vitamina D


http://astritlulushi.wordpress.com/

Fushata e larjes së duarve

Larja e duarve me ujë e sapun është mënyra më e lehtë, por edhe më e rëndësishme për të parandaluar përhapjen e gripit. Shpesh, gjatë rrjedhës dinamike të ditës, kjo strategji e thjeshtë harrohet. Atëherë, cila është mënyra më e mirë për t'u kujtuar njerëzve që të lajnë duart?

Disa studimet në Britani kanë zbuluar se lajmërimet në banjë që i lusin njerëzit të lajnë duart janë më dobishmet.

Ekspertët përdorën ndjesorë elektrike për të ndjekur shfrytëzimin e ujit dhe sapunit, për rreth 250 mijë persona, dhe vendosën në hyrje e VC-ve publike porosi të tilla si "Uji nuk vret mikrobe, sapuni po”.

Por mesazhi më e efektshëm ishte ai që e nxiste njerin për të parë sesi vepronte tjetri duke bërë pyetjen “A po i lan duart me sapun personi pranë jush?”

Gjatë vëzhgimit u vu re se disa njerëz i shikonin me nënçmim lajmërime të tilla, pasi mendonin se larja e duarve është veprim i thjeshtë që gjithkush e bën pa ia kujtuar njeri. Dhe ishte kjo ndjenjë nënvlerësimi që i bënte shumë prej tyre të mos i lanin duart.

Gjatë studimit u vu re se gratë i lanin duart më mirë e më me kujdes, ndërsa burrat e përdornin sapunin në 50 përqind të rasteve.

Acetaminopheni dhe vaksinat

Ethet janë pjesë e reagimit normal të trupit ndaj vaksinës. Të shqetësuar nga efektet negative të etheve të vaksinës, shumë prindër u japin fëmijëve barna parandaluese si Acetaminophen para ose menjëherë pas vaksinimit.

Por një studim i ri tregon se ndërkohë që këto barna mund të pakësojnë ethet, ato mund të ulin edhe efektivitetin e vaksinës.

Mes një grupi foshnjesh që morrën vaksina rutinë, ekspertët veçuan disa fëmijë për të marrë 3 doza ilaçi për pakësimin e etheve brenda 24 orëve të vaksinimit. Ata vunë re se për disa lloje vaksinash, përgjigja mbrojtëse e sistemit imunitar ishte shumë më e ulët tek fëmijët që morrën barna kundër etheve.

Rezultatet e studimit lënë të kuptohet se një ilaç për pakësimin e etheve që u dha fëmijëve para vaksinimit ose menjëherë pas vaksinimit, ndërhynte në reagimin e sistemit imunitar më shumë sesa kur ilaçi jepej më vonë kur fëmija kishte ethe.

Si rrjedhim, shkencëtarët arritën në përfundimin se prindërit nuk duhet t’u japin fëmijëve Acetaminophen para ose gjatë kohës së vaksinimit.

Kanceri i gjirit dhe vitamina D

Gratë me kancer të gjirit kanë më shumë gjasa të kenë nivele të ulëta të vitaminës D, dhe kjo i vë ato në rrezik më të madh për pakësimin e masës së kockave dhe shtimin e frakturave. Një studim i ri tregon se marrja në doza të larta të vitaminës D shtesë çdo javë e ul këtë rrezik tek pacientet me kancer në gji.

Vitamina D, e gjetur në qumësht, vezë, peshk, dhe ekspozim në diell, dihet se luan rol thelbësor në rritjen e qelizave, në forcimin e sistemit imunitar, si dhe në forcimin e kockave.

Gratë me kancer në gji kanë edhe më shumë gjasa të kenë nivele të ulëta të vitaminës D dhe kjo mund të ndikojë në humbje të përshpejtuar të masës së kockave duke shtuar rrezikun për thyerje e fraktura.

Shkencëtarët matën nivelet e vitaminës D tek 166 gra që trajtoheshin kundër kancerit në gji. Ata vunë re se 70% e tyre kishin nivele të ulëta të vitaminës D. Për ato me kancerin e gjirit fazë të vonë, nivelet mesatare të vitaminës D ishin edhe më të ulëta.

Në mënyrë që të rrisin vitaminën D në një nivel normal në organizëm, grave të përfshira në studim i u dhanë doza të shtesë të vitaminës D më shumë se dhjetë herë mbi vlerën e rekomanduar për individë të shëndetshëm. Kur këto doza të larta u dhane rregullisht çdo javë, ato arritën të përmirësojnë nivelet e vitaminës D në organizëm.

Duke pasur parasysh këto rezultate, studimi rekomandon që gratë me kancer në gji duhet të këshillohen me mjekët e tyre për të rritur në mënyrë të kujdesëshme marrjen e vitaminës D, sepse marrja tej mase e kësaj vitamine mund të shkaktojë efekte toksike në organizëm.

http://astritlulushi.wordpress.com/

XS
SM
MD
LG