Lidhje

Medvedev në Beograd për të nënshkruar një hua për Serbinë


Presidenti rus Dmitri Medvedev mbërriti sot në Serbi ku u prit nga presidenti serb Boris Tadiç përpara pallatit Serbia në pjesën e re të kryeqytetit. Mijëra policë serbë janë angazhuar për sigurinë në qytet, përfshi helikopterë dhe njësitë kundër terrorizmit.

Zoti Medvedev miratoi nje hua masive per Serbine, por kushtet e marreveshjes qe ka per qellim te ndihmoje vendin ballkanik te dale nga kriza, nuk jane perpunuar ende. Presidenti Tadic foli pas nenshkrimit.“Morem nje pergjigje pozitive nga presidenti rus dhe qeveria ruse per kerkesen tone per kredi, nje mbeshtetje per Serbine ne kete kohe krize financiare. Edhe nje here shprehim mirenjohjen por ne te njejten kohe ne marrim pjese ne projektin Rrjedha e Jugut qe ka nje rendesi strategjike jo vetem per Serbine dhe Rusine, por per gjithe Evropen sepse ceshtja e energjise eshte thelbesore per zhvillimin e kontinentit evropian”.

Ndërsa presidenti rus Medvedev u shpreh: “Nuk do te doja te diskutoja detajet e atyre qe tha Presidenti Tadic, por pjesemarrja ne modernizimin e industrise se naftes te Serbise, qe shpreson te behet nje udheheqese rajonale ne fushen e energjise, eshte nje projekt i madh, ashtu edhe ne projektin “Rrjedha Jugore”. Keto jane shembuj te interesave tona strategjike dhe mendojme se suksesi i tyre varet nga zhvillimi ekonomik dhe do te siguroje stabilitet per energjine ne Evrope”.

Rusia dhe Serbia ndajnë besimin fetar dhe rrënjët sllave por Kremlini ka kërkuar shumë në marrëveshjet për energjinë dhe tregëtia bilaterale ka rënë këtë vit. Serbia i kërkoi Rusisë huanë prej 1 presje 5 miliardë dollarë në korrik për të ulur defiçitin buxhetor.

Kompania shtetërore e gazit natyror rus, Gazprom vitin e kaluar bleu shumicën e aksioneve të pasurive kryesore të naftës dhe gazit në Serbi.

Moska u zotua gjithashtu që të ndërtojë një gazsjellës deri në Serbi për të sjellë gazin rus nga Deti i Zi në Evropë.

Gazpromi ka rënë gjithashtu dakord që të ndërtojë një depo shumë të madhe gazi në Serbi gjë që do ta bënte Serbinë një qendër kryesore për furnizimin me energji ruse të Evropës.

XS
SM
MD
LG