Lidhje

Gjykata e Lartë kroate: Autori i blogut nuk duhet të burgoset


Gjykata e Lartë e Kroacisë vendosi se autori i një blog-u nuk duhet të burgoset për komentet e vëna në faqen e tij të internetit nga një bashkëpunëtor i paidentifikuar.

Gjykata e Lartë përmbysi sot dënimin e Damir Fintiçit për shpifje ndaj ish-kryetarit të bashkisë së Vukovarit.

Fintiç u shpall fajtor në vitin 2007 pasi nuk pranoi të hiqte komentet në blogun e tij që ishin fyese ndaj ish-kryetarit të bashkisë. Atij iu dhanë dy dënime me nga 20 ditë burg, pasi nuk pranoi të paguante dëmshpërblimin e urdhëruar nga gjykata.

Në vendimin e sotëm, gjykata e lartë vendosi hapjen e një procesi të ri duke i thënë një gjykate lokale që të vërë në zbatim ligje të reja që parashikojnë gjoba ose shërbime vullnetare për fyerje.

XS
SM
MD
LG