Lidhje

Irak: Shqetësim se zgjedhjet e janarit mund të shtyhen


Parlamenti irakian përsëri nuk ra dakord mbi një ligj të ri zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme të janarit, gjë që ka shkaktuar shqetësime se votimet mund të shtyhen.

I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Irakun, Ad Melkert, paralajmëroi sot se shtyrjet e mëtejshme mund të minojnë si datën ashtu edhe besueshmërinë e zgjedhjeve.

Deputetët edhe sot nuk arritën ta hedhin në votë marrëveshjen. Vonesat vijnë për shkak të mosmarrëveshjeve rreth mënyrës se si duhen zhvilluar zgjedhjet në provincën e pasur me naftë Kirkuk, një rajon etnikisht i përzier në veri të Irakut, ku banojnë kurdë, arabë dhe turkmenë.

Debatet kanë bërë që parlamenti t’ja përcjellë çështjen një këshilli të lartë politik për ndërmjetësim. Në këtë këshill marrin pjesë mes të tjerëve presidenti dhe kryeministri i Irakut.

Deputetët thanë se do të mblidhen të hënën për të zhvilluar votimin tashmë të shtyrë disa herë, nëse projektligji është gati të dielën.

Zgjedhjet janë caktuar për më 16 janar. //ii

XS
SM
MD
LG