Lidhje

SHBA: Vazhdojnë përpjekjet për gripin H1N1


Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë thonë se ndërsa gripi H1N1 është i përhapur në Shtetet e Bashkuara, vendi është më i përgatitur se kurrë ndonjëherë në histori që të përballet me këtë epidemi.

Sekretarja e Shëndetësisë, Kethlin Sebelius tha sot para një komisioni të Senatit amerikan se rastet e gripit janë më të shumta dhe më të rënda në Shtetet e Bashkuara këtë vit.

Ajo thotë se më pak se një muaj pas fillimit të sezonit të gripit, 86 fëmijë kanë humbur jetën nga virusi H1N1. Ajo thotë se kjo shifër është e barazvlefshme me numrin e përgjithshëm të rasteve të tilla për gjithë sezonin e gripit, vitet e fundit.

Zonja Sebelius thotë se lajmi i mirë është se virusi H1N1 nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të konsiderueshëm që nga prilli që do të thotë se vaksina e krijuar për të luftuar gripin është ende shumë efektive. (ze)

XS
SM
MD
LG