Lidhje

SHBA: Një 27-vjeçar akuzohet për planifikim aktesh terroriste


Zyrtarët amerikanë thonë se një 27-vjeçar në shtetin Masaçusets është akuzuar për planifikim aktesh terroriste, përfshirë plane për të vrarë njerëz në një supermerkato si dhe punonjës të qeverisë.

Prokurori federal në detyrë, Majkëll Luks, tha sot se Tarek Mehana është akuzuar se ka komplotuar për t’u dhënë mbështetje materiale terroristëve. Zoti Luks tha se i akuzuari Mehana dhe bashkëpunëtorët e tij ka diskutuar shumë herë për të gjetur armë automatike me cilat të kryenin vrasjet në supermerkato por hoqën dorë nga ky plan pasi nuk mundën të gjejnë ato që kërkonin.

Zyrtari tha se i akuzuari Mehana ka biseduar edhe për plane të tjera, pëfshirë synimet për të vrarë dy zyrtarë të qeverisë amerikane.

Prokurorët thonë se Mehana dhe bashkëpunëtorët e tij kishin diskutuar mbi dëshirën për një “xhihad të dhunshëm kundër interesave amerikane”, duke përfshirë forcat amerikane dhe aleate në Irak si dhe mbi dëshirën “për të vdekur në fushën e betejës.”

Nëse shpallet fajtor, Mehana mund të dënohet me deri 15 vjet burg nën akuzën e mbështetjes materiale për terrorizmin. //ii

XS
SM
MD
LG