Lidhje

Rasmusen, thirrje për angazhim më të madh në Afganistan


Sekretari i përgjithëm i NATO-s bëri thirrje për një angazhim më të madh në Afganistan, duke shtuar se lufta atje është sfida më e ndërlikuar që ka patur ndonjëherë Aleanca.

Duke folur sot në Sllovaki, në prag të takimit të ministrave të mbrojtes të Aleancës, Anders Fo Rasmussen tha se NATO duhet ta vazhdojë përkushtimin për vendosjen e sigurisë në Afganistan.

Duke theksuar rezervat e disa anëtarëve të NATO-s lidhur me shtimin e angazhimit në Afganistan, zoti Rasmussen tha se “kostoja e mosveprimit do të ishte shumë më e lartë”.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates pritet të flasë në konferencë lidhur me rishikimin nga Shtetet e Bashkuara të strategjisë së luftës në Afganistan.

Presidenti Obama po shqyrton një strategji të re, në kuadrin e saj, edhe dërgimin në Afganstaan të dhjetra mijëra trupave shtesë, një kërkesë kjo e gjeneralit amerikan në atë vend, Stenli McCristal. //ii

XS
SM
MD
LG