Lidhje

Kosovë: Zyrtarët pa shpjegime mbi zërat për mbytjen në Tisa


Autoritetet në Prishtinë thanë se nuk mund të pohojnë e as të mohojnë njoftimet e mjeteve të informimit mbi mundësinë që një grup shqiptarësh të jenë zhdukur në kufirin ndërmjet Serbisë e Hungarisë, në përpjekje për kalimin e kufirit.

Policia kufitare e Hungarisë, njofton se që nga 15 tetori, është duke bërë kërkime përgjatë lumit Tisa, por deri më tash nuk ka gjetur ndonjë shenjë që do të vërtetonte pohimet e tilla.

Një zëdhënës i policisë hungareze u ka deklaruar mjeteve të informimit në këtë vend se më 15 tetor, në afërsi të kufirit, është gjetur një burrë dhe dy fëmijët e tij në gjendje të keqe shëndetësore.

Burri i cili u identifikua si Blerim Rama, u ka deklaruar autoriteteve hungareze se një grup prej 15 shqiptarësh në mesin e të cilëve edhe gruaja e tij janë zhdukur pas fundosjes së një barke me të cilën ata po kalonin lumin.

Në Prishtinë autoritetet thanë se po bëjnë përpjekje që nëpërmjet rrugëve zyrtare të sqarojnë ceshtjen dhe për këtë arsye në Hungari është dërguar ambasadori i Kosovës në Vjenë Sabri Kicmari. //ii

XS
SM
MD
LG