Mbrojtja e pasurive arkeologjike dhe historike nga dëmtimet mbetet një
nga sfidat për organet vendore në jug të Shqipërisë. Ekspertë shqiptarë
dhe të huaj po diskutojnë në Gjirokastër mbi forma bashkëpunimi
vecanërisht në rastet e fatkeqësive natyrore. Aktiviteti që po
zhvillohet për herë të parë në Shqipëri synon edhe përfshirjen më të
madhe të studentëve në programe të tilla të mbrojtjes për parqet
arkeologjike dhe Qendrat Historike.