Lidhje

Twitter, një mënyrë komuniki mbarëbotërore

  • Alen Mlatisuma

Bashkëthemeluesi dhe drejtuesi ekzekutiv i kompanisë së Internetit, Twitter Inc., Evan Williams, thotë se rrjeti social i San Franciskos do të zgjerohet edhe përtej Shteteve të Bashkuara, "sepse nevojat që adreson Twitter-i janë globale".

"Çfarë jeni duke bërë"? Çdo ditë miliona njerëz nëpër botë i përgjigjen kësaj pyetjeje duke u shpresur shkurtimisht, në mikrobllogun më popullor Twitter. Ekzekutivi i kësaj kësaj kompanie, Evan Williams, beson se komapnia do të vazhdojë të rritet me shpejtësi ndërkohë që teknologjia po avancon.

E krijuar tri vjet e gjysmë më parë, kjo faqe mesazhesh të shkurtra në Internet është bërë shumë popullore. Mesazhi i njohur si "Tweet" arrin tek rreth 50 milionë përdorues në gjithë botën, mes tyre një numër i madh gazetarësh, atletësh profesionistë, njerëz të famshëm dhe politikanë, përfshirë Presidentin amerikan, Barak Obama.

"Ne duam që Twitter të jetë gjithçka, herën e fundit që e pashë, kishte arritur në 160 vendet. Ne e shikojmë Twitter-in as a global thing. Është një gjë e mirë po të shtrihet në gjithë botën, sepse nevojat që plotëson ai janë globale". - thotë zoti Evan.

Ky mikroblog është shumë popullor mes gazetarëve që e përdorin për të promovuar shkrimet e tyre, por edhe si mjet për të përcaktuar prirjet dhe të mbledhuer burime.

Ngjarje të mëdha, përfshirë sulmet terroriste në Bombei dhe demonstratat në Iran, kanë vënë në provë vlerën e Twitter-it si burim lajmesh. Zoti Williams thotë se besueshmëria e informacionit, që shpesh publikohet në mënyrë anonime, përbën një çështje që duhet trajtuar. Ai thotë se Twitter po punon për të krijuar sistemin e vlerësimit bazuar në opinioniet e përdoruesve.

Në fjalimin që mbajti në konferencën e Shoqatave të Lajmeve në Internet, drejtori ekzekutiv i Twitter-it, Evan Williams u pemtoi qindra gazetarëve të Internetit se komapania e tij do t'i ndihmojë ata të "filtrojnë sinjalet nga zhurma".

Twitter-i po përmirëson gjithashtu edhe funksionet bazë të kërkimit dhe po prezanton një shërbim të ri për të përcaktuar origjinën e tweets-ave. Në intervistën me Zërin e Amerikës, zoti Williams tha se avantazhi i Twitter-it është aftësia e tij për t'u ofruan qasje në komunikimin elektronik atyre që nuk janë të lidhur me Internetin. Një nga shembujt më të fundit janë zgjedhjet e qershorit në Iran.

"Ne u habitëm nga përdorimi i iranianëve. Nuk e dinim se sa shumë përdorej Twitter. Ne po përpiqemi tani që nëpërmjet teknologjisë së lëvizshme të mbështesim pjesën tjetër të botës. Ne e shikojmë Twitter-in si diçka më shumë se shërbimi, kështu njerëzit që nuk kanë qasje në Internet mund të dërgojnë mesazhe. Kjo është e rëndësishme për ne në eksplorimin e tregjeve të reja". - thotë zoti Williams.

Me elementët e rinj që i shtohen dhe me rritjen e përdorimit të tij, vlera monetare e Twitter-it llogarietet në rreth një miliardë dollarë. Megjithatë, kjo kompani me bazë në San Francisco, ende nuk ka arritur të realizojë fitime. Disa analistë të industrisë e vënë në dyshim modelin Twitter-it si biznes, por zoti Williams beson se Twitter-i ka një të ardhje të shkëlqyer.

Zoti Williams, i cili është edhe themelues i shërbimit Blogger, që tani është në pronësi të Google-it thotë se pasurimi i Twitter-it me elementë të rinj do ta përmirësojë e dhe pozitën e tij financiare. Google dhe Microsoft, thuhet se po zhvillojnë tani negociata veçazi me Twitter-in për liçensimin prej disa miliona dollarësh, të përdorimit të tij të integruar në mekanizmat e tyre të kërkimit. //mm//

XS
SM
MD
LG