Lidhje

Familjet e mëdha nën dritën e kamerave


Familjet e mëdha amerikane janë mjaft popullore tani për programet televizive të tipit "reality show". "Jon & Kate Plus 8" , një program rreth një çifti me tetë fëmijë, është një prej më të ndjekurve në Amerikë. Aty flitet për prindërit që përpiqen për të rritur fëmijët dhe për të mbajtur të gjallë marrdhënien mes tyre. Familja, brenda natës, bëhet e famshme. Por a mundet që familje të tilla t'i rezistojnë presionit?

Stresi, zënkat dhe vëzhgimi i kujdesshshëm i publikut i kanë çuar Jon dhe Kate, prindërit e tetë fëmijëve drejt divorcit.

Çifti pati dy binjakë përpara nëntë vitesh dhe gjashtënjakë pesë vjet më parë. Ata e nxorën jetën e tyre përpara kamerave për programin e drejtëprdrejtë 24 orësh në televizion "Jon &Kate Plus 8". Tani, jeta e tyre sëbashku është shpërbërë dhe pyetja që shtrohet është: Një program televiziv non-stop, a minon stabilitetin e një familjeje?

Dorre Lyn, një terapist familjar në Uashington DC, thotë se kjo është e vështirë sidomod për fëmijët:

" Ata janë yjet e programit. Kudo që shkojnë, ata tërheqin vëmendje. Ata janë përpara kamerave. Ata punojnë. Është kundrë ligjit të fëmijëve, nëse do t'a shikonim nga ky këndvështrim. Pra fëmijë janë shfrytëzuar për nevojat e prindërve. A duhet të jetë kështu? Jo".

Hannah Keeley është terapiste dhe drejtuese e një programi- reality në PBS, të quajtur "Hannah, help me".

Keely thotë se programi i saj është i ndryshëm nga shumica e programeve pasi qëllimi i tij është të edukojë dhe jo të shkaktojë sensacion:

" Qëllimi im nuk është të fitoj famë apo sukses financiar. Qëlimi im është që t'i bëj nënat të ndjehen mirë, t'i motivoj ato, të përmirësojnë karierën në periudhën e mëmësisë dhe për të pasur pozicionin që ato meritojnë të kenë".

Keli, bashkëshorte dhe nënën e 7 fëmijëve, thotë se ajo praktikon atë çka predikon.

" Mua më duhet të vendos përparësi dhe të vendos se kush është gjëja më e rëndësishme për t'u bërë. Dhe gjëja që nuk lë pas dore është koha me familjen time dhe të mirëmbaj shtëpinë me fëmijët e mij. Nëse kjo nis të lëkundet, atëherë nis e çara në marrdhënie". - thotë Keli

Të gjithë fëmijët ndihmojnë. Nëna i mëson në shtëpi ata. Dhe ajo thotë se mbetet kohë dhe për të luajtur, dhe për të kaluar kohë bashkë, si dhe energji për të shkruar librin e saj dhe për të bërë programin e saj.

Por tearpistja Dorre Linn thotë se të rrisësh një familje të tillë të madhe është si të ndërtosh një qytet.

" Fëmijët më të rritur bëhen thuajse prindër për fëmijët më të vegjël ose një zgjidhje e mençur është që ata të jenë pjesë e një kishe apo një faltoreje të komunitetit. Kur je vetëm dy veta, nuk mund t'i realizosh të gjitha kërkesat e një fisi". - thotë Lin

Dorre Lynn thotë se familjet që pranojnë të jenë përpara medias kanë nevojë që të kenë unitet dhe t'i kenë proioritet e tyre të sakta. Dhe kjo, thotë ajo, nis nga prindërit.

"Ne jetojmë në një botë të famshme ku shumë njerëz mendojnë se duke qenë në televizion, apo pjesë e një programi televiziv, apo duke patur ato 15 minutat e famës, ju mund të keni para, pasuri, ekspozim. Kjo ka kuptim. Por ajo çka është gabim, është se loja në televizion tejkalon të qenit prindër, ose tejkalon familjen".

Dr. Linn thotë se nëse televizioni trajtohet si punë, është e mundur që të jesh në vëmedje të njerëzve, dhe sërish të mirëmbash vlerat e familjes.//mm//


XS
SM
MD
LG