Lidhje

Pres. Obama u bën thirrje bankave për më shumë hua bizneseve të vogla


Presidenti Barak Obama po u kërkon bankave amerikane të rikthejnë favorin që iu bë kur morën paketën e ndihmave duke dhënë më shumë hua për bizneset e vogla.

Në fjalimin e përjavshëm sot, presidenti tha se ideja e paketës stimuluese ishte të nxitej kredidhënia.

Por ndërsa kredia është rritur për bizneset e mëdha, presidenti Obama tha se bizneset e vogla po vuajnë të marrin kredi megjithë 5 miliardë dollarët e paketës stilumuese për lehtësimin e taksave dhe uljen e kostos së huave.

Ai tha se bizneset e vogla punësojnë më shumë se gjysmën e të gjithë amerikanëve dhe krijojnë 65 përqind të vendeve të reja të punës. Presidenti tha se këto biznese duhet të kenë përparësi në rimëkëmbjen ekonomike të vendit. //mm//

XS
SM
MD
LG