Lidhje

Turqi: Njoftohet rasti i parë i vdekjes nga virusi H1N1


Ministria turke e Shëndetësisë ka njoftuar vdekjen e parë nga virusi H1N1 në vend.

Zyrtarë të ministrisë publikuan dje një deklaratë ku thuhet se pacienti 29 vjeç që u diagnostikua me virusin A-H1N1 vdiq në një spital të Ankarasë pas një mosfunksionimi të shpejtë të sistemit të frymarrjes.

Ministria e Shëndetësisë tha se ka konfirmuar 960 raste të virusit në vend.

Një javë më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se më shumë se 414 mijë raste të virusit janë konfirmuar në mbarë botën. Organizata thotë se janë njoftuar gati 5 mijë vdekje. //mm//

XS
SM
MD
LG