Lidhje

Këngëtari Majkëll Buble hedh në treg albumin e ri "Crazy Love"


Majkëll Buble ka hedhur në treg albumin e tij të katërt me titull "Crazy Love". Në të ai ka interpretuar këngë të emrave të njohur të muzikës nga Van Morrison tek grupi Eagles. I ngacmuar nga zërat që e cilësojnë thjesht si një interpretues i këngëve të njohura ai përgjigjet:

"Është shumë më e vështirë të riinterpretosh një këngë, pasi ti krahasohesh me qindra interpretimet e të tjerëve. Por është puna ime ajoqë e bën të jetë një interpretim i veçaantë dhe origjinal. Dhe unë e marr me seriozitet këtë punë".

Mbasi ka gjetur një kasetë të interpretimit të tij të parë si këngëtar, ai thotë:

"Isha si mos më keq. Nuk dija kur të nisja dhe kur të dilja nga kënga. Nuk dija atëherë formën e këngës" thotë këngëtari 34.

Interpretimin e parë si këngëtar, Buble e ka bërë në moshën 16 vjeçare.

Dhe ndonëse artisti i disa albumeve të platinta nuk ka spikatur si gjeni gjatë adoleshencës së tij, ai kishte bindjen se do të bëhej këngëtar .

"Nëna ime ishta paksa mosbesuese. Isha shumë i vogël kur i thashë nënës se do të këndoja, dhe nisa të merrem me shumë intesitet me të kënduarin."

Tre cd të arta dhe të platinta, ky është suksesi i deritanishëm i artistit të mirënjohur, përveç pjesëmarrjes në mjaft koncerte anembanë botës.

Dhe albumi i tij i fundit, është renditur si numri 1, në bazë të renditjes Billboard.

Këngëtari i muzikës kantri Kith Urban, ftoi disa prej emrave më të njohur të muzikës kantri si Vinc Gill, Brad Paisley, Faith Hill, Taylor Swift, Jason Aldean etj që të jepnin një koncert për Hallin dhe muzen e famës për muzikën kantri.

Gill, presidenti i bordit të Hollit të Famës për muzikën kantri, e vlerëson angazhimin e artistit australian në këtë sipërmarrje

"Është domethënëse për ne që të gjejmë dikë me me profilin dhe karrierën e Keith, që të ndërmarri hapa për të ndihmuar muzikën kantri" thotë ai.

Bred Paisly thotë se të goditur nga ekonomia e vështirë, njerzit e kanë të vështirë që të dhurojnë të ardhura. Ndaj organizime të tilla, ku të pranishmit paguajnë biletën dhe dëgjojnë këngëtarët, dhe kur të ardhurat shkojnë për inisiativat e ndërmarra, është fitimiprurëse për të dyja palët".

Megjithëse e re në moshë dhe në karrierë, Taylor Swift vlerëson simbolizmin që përfaqëson Holli i Famës:

" Kur isha 14 vjeçe, dhe nisa të paguhem për punën time si këngëtare, çekun e parë që mora, ia dhurova Hollit të Famës, pasi unë i qëndroj thënies:' Duhet të nderosh të shkuarën, që të ecësh përpara".

Më shumë se 14 mijë njerëz mbushën qendrën Sohmay në Nashville për të parë koncertin. Të ardhurat e këtij koncerti, rreth 500 mijë dollarë, do t'i kalojnë Hollit të Famës.

Kith Urban publikoi datën e koncertit të ardhshëm, me qëllim mbledhjen e të ardhurave për Hallin e Famës për muzikën kantri. Koncerti i ardhshëm në Nashville, është planifikuar në datën 5 tetor të vitit 2010.


XS
SM
MD
LG