Lidhje

Pakistan: Ushtria përparon në bazën e talebanëve në veriperëndim


Ushtria pakistaneze tha se trupat e saj përparuan sot në një zonë të militantëve në veriperëndim, një ditë pasi mori nën kontroll qytetin e një udhëheqësi taleban.

Ushtria tha se me mbështetjen e helikopterëve, trupat tokësore avancuan nga qyteti strategjik Kotkai më në thellësi të Vaziristanin jugor përgjatë kufirit me Afganistanin.

Kotkai është qyteti i shefit të talebanëve Hakimullah Mehsud.

Po sot në Pakistan, autoritetet thanë se autori i një sulmi vetvrasës i mori jetën një polici në lindje të Islamabadit. Zyrtarët thanë se vetvrasësi aktivizoi lëndën shpërthyese kur polici ndaloi makinën për ta kontrolluar. //mm//


XS
SM
MD
LG