Lidhje

SHBA: Rënie e shpejtë e shitjes së gazetave


Sot pati disa lajme negative për industrinë e gazetave amerikane, shifrat e reja tregojnë për një rënie të shpejtë të shitjes së gazetave.

Një grup kërkimor i kësaj industrie tha se në gjithë vendin tirazhi ra gati 11 përqind mes prillit dhe shtatorit, krahasuar me të njejtën periudhë një vit më parë.

Gjithnjë e më shumë lexues të gazetave i marrin lajmet në Internet, përfshirë këtu edhe faqet elektronike të disa gazetave.

Gazetat amerikane nxjerrin pjesën më të madhe të të ardhurave nga shitja e reklamave, por edhe në këtë aspekt ato janë dëmtuar pasi kompanitë e reklamave po ndjekin lexuesit, duke i bërë reklamat në Internet.

Gazeta Wall Street Journal bën përjashtim, tirazhi i saj u shtua paksa. Shtimi i tirazhit dhe rënia e rivalëve të saj e bën këtë gazetë me fokus biznesin, gazetën me tirazhin më të madh në Shtetet e Bashkuara, me mbi 2 milion kopje në ditë. //ii

XS
SM
MD
LG