Lidhje

Shqipëri: Nderohen 4 policët e vrarë në detyrë


Qeveria shqiptare nderoi sot me statusin e "Dëshmorit te Atdheut" 4 policët që humbën jetën në gusht gjatë një operacioni anti-krim në plazhin e Durrësit: Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Saimir Duçkollari dhe Altin Dizdari.

Ceremonitë përkujtimore u organizuan sot ne Ditën e Policëve të Rënë në Detyrë.

Krahas shume zyrtareve shqiptare dhe familjare te forcave te rendit, ne ceremoni moren pjesë edhe ambasadori i SHBA - Xhon Uidhers, si dhe ambasadoret e Francës dhe Britanisë, si përfaqësues te vendeve që po e mbështesin më fort reformimin dhe trajnimin e policisë shqiptare për luftën kundër krimit të organizuar.

Ministri i brendshem, Lulëzim Basha, bëri të ditur se sapo është përgatitur një vendim qeverie për trajtimin financiar të familjeve të punonjësve të policisë që kanë humbur jetën në detyrë që nga 31 marsi 1991 e deri sot. Sipas këtij projektvendimi, bashkëshortet e punonjësve të policisë të rënë në detyrë do të përfitojnë të ardhura të plota deri sa fëmijët të arrijnë në moshën 18-vjeçare.

Vrasja e 4 policëve këtë verë gjatë një perleshjeje me arme zjarri në Durrës tronditi opinionin publik dhe ktheu serish vemendjen te krimi i organizuar dhe probleme te sigurise ne vend. Ngjarja çoi në mbi 300 numrin e policëve të vrare në detyrë këto 10 vitet e fundit. //ii

XS
SM
MD
LG