Lidhje

Al-Kaida merr përgjegjësinë për shpërthimet masive në Irak


Një grup i lidhur me al-Kaidën në Irak mori përgjegjësinë për shpërthimet masive me bomba të së dielës në Bagdad që shkaktuan vdekjen e 155 vetëve dhe plagosjen e mbi 500 të tjerëve.

Grupi ekstremist i quajtur Shteti Islamik në Irak njoftoi përmes një deklarate vendosur në një faqe interneti, se kishte organizuar sulmet.

Kryeministri irakian Nuri al Maliki kishte bërë përgjegjës për sulmet al-Kaidën dhe anëtarë të ish-partisë Bathiste. Ai tha se autorët donin të krijonin instabilitet dhe të mos ta lejonin vendin që të mbante zgjedhje në janar.

Sulmet pothuajse të njëkohëshme ndodhën pranë Zonës së Gjelbër, e cila ruhet nën masa të rrepta sigurie dhe dukej se kishte në shënjestër një ndërtesë qeveritare, si edhe Ministrinë e Drejtësisë.

Ministria e Brendshme irakiane tha se autoritetet kanë arrestuar të paktën 70 vetë, por ministria nuk ka dhënë hollësi për arrestimet.

Shteti Islamik në Irak kishte marrë gjithashtu përgjegjësinë për sulmet pranë ministrive në Bagdad që shkaktoi vdekjen e 100 vetëve. //kk//

XS
SM
MD
LG