Lidhje

Roli i ADN-së në zbulimin e sëmundjeve. Diabeti tek gratë shtatzëna


http://astritlulushi.wordpress.com/

Roli i ADN-së në zbulimin e sëmundjeve

Çfarë lloj sëmundjesh mund të gjenden në ADN? Pyetje të ngjashme u bëjnë konsumatorëve disa firma që ofrojnë analiza gjenetike për të përcaktuar nëse një person ndodhet në rrezik për t’u prekur nga diabeti, sëmundje të zemrës e probleme të tjera shëndetësore. Por gjithnjë e më shumë të dhëna studimore tani tregojnë se analizat gjenetike nuk përmbajnë shumë informacion për parashikimin e sëmundjeve.

Kundrejt një shume prej 500 dollarësh, çdo njeri mund të kryejë analizën e ADN-së së vet për të zbuluar gjenet që lidhen me sëmundje të ndryshme.

Ekspertët thonë se ekzistojnë shumë gjene të ndryshme që ndikojnë në zhvillimin e diabeteve dhe sëmundjeve të zemrës. Por çdo gjen, kur merret veças, ndikon shumë pak në shtimin e rrezikut për prekjen nga sumundjet.

Duke marrë në shqyrtim vlerën e analizave të ADN-së në parashikimin e rrezikut të sëmundjeve, shkencëtarët pranë universitetit të Harvardit morrën mostra gjenetike nga më shumë se 6 mijë pacientë, disa prej të cilëve kishin diabet të tipit 2. Ata analizuan ADN-në e pacientëve për 10 variacione gjenetike që lidhen me rrezikun e diabetit. Si përfundim, kjo analizë nuk ndihmoi shumë për parashikimin e diabetit të tipit 2.

Pastaj, shkencëtarët u përqëndruan në faktorët tradicionalë të rrezikut siç janë mosha e pacientit, historia shëndetësore familjare dhe mënyrat e jetesës. Edhe pas kësaj, parashikimi i sëmundjeve në bazë të analizave gjenetike u përmirësua shumë pak, vetëm 1 përqind. Ekspertët thonë se mënyrat e tanishme të analizave të ADN-së për parashikimin e sëmundjeve mund të përmirësohen me kalimin e viteve. Por tani për tani, kryerja e një analize të tillë është vetëm shpenzim parash. Shkencëtarët këshillojnë se pacientët është më mirë të përqëndrohen në uljen e gjasave për t’u prekur nga diabeti duke ngrënë ushqime të shëndetëshme, duke kryer ushtrime fizike e duke mbajtur peshën trupore nën kontroll sesa të shpresojnë se një analizë ADN-je do t'i parashikojë këto sëmundje

Diabeti dhe sëmundjet e zemrës

Sëmundjet e zemrës përbëjnë shkaktarin kryesor të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara ku çdo vit regjistrohen mbi 400.000 goditje në zemër dhe në tru. Rezultatet e një studimi dy-vjeçar tregojnë se dy ilaçe jo të kushtueshme kundër presionit të gjakut dhe kolesterinës, kur jepen së bashku janë të efektshëm për pakësimin e rrezikut të goditjeve në zemër.

Shkencëtarët vëzhguan rreth 70.000 pacientë me sëmundje të zemrës ose diabet dhe çdo ditë për dy vjet i trajtuan ata një grup ilaçesh që përbëhej nga lovastatin për uljen e kolesterolit dhe lisinopril për uljen presionit të gjakut.

Ata vunë re se në vitin pas trajtimit, rreziku për goditje në zemër tek këta pacientë u zvogëlua 60 përqind. Për shkencëtarët kjo kuptohet se trajtimi me këto dy barna kishte parandaluar mbi 1.200 sulme në zemër dhe goditje në tru.

Duke patur parasysh se 23 milionë amerikanë sot kanë diabet dhe më shumë të tjerë vuajnë nga sëmundje të zemrës, këto rezultate mund të vlejnë për shtimin e trajtimit me metoda të tilla në të ardhmen.

Diabetes Gestational tek gratë shtatzëna

Rreth 4 përqind e grave të zhvillojnë nivele të larta të sheqerit në gjak gjatë shtatzënisë, gjendje e njohur si diabet gestational.

Për shkak se foshnjet e lindur nga nëna me diabet të tillë priren të jenë mbi peshën mesatare, këta fëmijë gjithashtu kanë më shumë gjasa të preken nga diabeti i tipit 2 kur të rriten.

Edhe pse është e debatueshme nëse trajtimi i diabetit tek grate shtatzëna përmirëson shëndetin e foshnjeve, një studim i kohëve të fundit tregon se në mbi 90% të rasteve, duke e trajtuar këtë gjendje vetëm me ndryshimet në dietë ishte e mjaftueshme për të zvogëluar rastet e komplikacioneve gjatë lindjes. Gjithashtu, nënat që iu nënshtruan trajtimit dietik kishin më pak gjasa për t’u prekur nga tensioni i gjakut, mund të ruanin peshën normale trupore dhe ishin më pak në rrezik për lindjen e foshnjeve parakohe.

http://astritlulushi.wordpress.com/

XS
SM
MD
LG