Lidhje

Greqi: Qëllohet me armë zjarri një rajon policie


Persona të armatatosur qëlluan me automatikë një rajon policie në dalje të Athinës në orët e vona të mbremjes së ditës së martë duke plagosur gjashtë policë, dy prej të cilëve në gjendje të rendë. Deshmitarët thanë se dy njerëz hapën zjarr me armë automatike dhe me pas u larguan. Policia thotë se ka patur më shumë se 50 të shtena nga incidenti. Ministri i qeverisë që mbulon policinë dhe mbrojtjen e qytetarëve e quajti incidentit sipas tij, një akt vrasës terrorist. Ai tha se autorët e sulmit nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë. Askush nuk e ka marrë persipër sulmin. Incidenti ndodhi vetëm disa orë pasi qeveria e re socialiste premtoi të vepronte kundër anarkistëve. Eksremistët e majtë kanë shtuar sulmet ndaj policisë dhe objekteve të tjera shtetërore që nga vrasja fatale dhjetorin e shkuar nga ana e policisë të një djaloshi adoleshent.//kh//

XS
SM
MD
LG