Lidhje

Qeveria kineze kritikon raportin për lirinë fetare


Qeveria kineze kritikoi raportin e përvitshëm të Shteteve të Bashkuara për lirinë fetare në mbarë botën, i cili kritikoi Kinën. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Ma Zhaoxu tha se liria e besimeve fetare për të gjitha grupet etnike në Kinë mbrohet me ligj.

Zëdhënësi u tha sot gazetarëve se raporti amerikan ka injoruar faktet dhe ndërhyn në punët e brendshme të Kinës. Në raportin vjetor të Depertamentit amerikan të Shtetit të publikuar të hënën, thuhej se Pekini shtyp egërsisht lirinë fetare të budistëve në Tibet dhe të myslimanëve në provincën Xinjang.

Në raport po ashtu shprehet shqetësim lidhur me akuzat se Kina kërkoi kthimin me forcë të një numri myslimanësh që jetojnë në vende të tjera, në hakmarrje për aktivizmin e tyre fetar. Zëdhënësi kërkoi që Shtetet e Bashkuara t'u japin fund kritikave të tilla dhe të ndërmarin hapa që do të ishin në përfitim të marrëdhënieve amerikano-kineze. //kk//

XS
SM
MD
LG