Lidhje

Të paktën 100 të vrarë, mbi 200 të plagosur në Peshavar të Pakistanit


Shpërthimi i një makine bombë në qytetin më të madh të rajonit të trazuar veri-perëndimor të Pakistanit shkaktoi të paktën 100 të vrarë dhe mbi 200 të plagosur.

Dëshmitarët thanë se shpërthimi sot mbasdite ndodhi në një treg plot me njerëz në Peshavar. Shumica e viktimave ishin gra e fëmijë.

Pamjet televizive tregonin ekipet e shpëtimit, që kërkonin në dyqanet e rrënuar dhe duke luftuar zjarrin, ndërsa një shtëllungë typi dukej mbi qytet. Asnjeri nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.

Peshavari është qyteti më i populluar i provincën veriperëndimore të Pakistanit si dhe një pikë ndarëse me zonat fisnore, ku forcat e sigurimit luftojnë me militantët talebanë.

Shpërthimi ndodhi pak pas mbrritjes në Islamabad të Sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, për 3 ditë bisedime me zyrtarët e lartë.

Militantët në Pakistan kanë ndërmarrë një valë sulmesh kundër ushtrisë, qeverisë dhe objekteve të huaja gjatë javëve të fundit, duke vrarë më shumë se 150 njerëz. Militantët talebanë morën përgjegjësinë për shumicën e sulmeve.

Zyrtarët pakistanezë thonë se sulmet kryhen në hakmarrje të ofensivës së ushtrisë kundër bazave talebane në rajonin fisnor të Vaziristanit jugor. (ze)

XS
SM
MD
LG