Lidhje

Teherani dorëzon përgjigjen për marrëveshjen mbi programin bërthamor


Agjencia ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Energjinë Atomike thotë se Irani ka dhënë përgjigjen fillestare për një plan sipas së cilit Teherani do ta dërgonte uraniumin në vende të tjera për pasurim të nivelit të ulët.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike thotë se drejtori i saj Mohamed ElBaradei po kryen bisedime me palët e përfshira me shpresat që një marrëveshje për planin të arrihet sa më shpejt.

Agjencia e OKB-së e dha këtë informacion përmes një deklarate sot, por nuk dha detaje për përgjigjen iraniane.

Plani ka si synim që të parandalojë Iranin nga pasurimi i uraniumit në një gradë të tillë që të mund të përdorej për armë bërthamore. Propozimi ka mbështetjen e vendeve të tjera të përfshira në negociata, Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Rusia.

Megjithatë presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad u shpreh sot se vendi i tij është “i gatshëm të bashkëpunojë” me fuqitë perëndimore.

XS
SM
MD
LG