Lidhje

Intervistë me Erion Veliaj, G-99


Në Shqipëri zgjedhjet e 28 qershorit duket se konfirmuan një prirje të hershme të politikës shqiptare, se partitë e treta, nuk arrijnë të gjejnë dot hapësirë të mjaftueshme mes dy partive kryesore, Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste. Në zgjedhjet e fundit nga mbi 40 parti që morrën pjesë në fushatë, vetëm 6 prej tyre arritën të përfaqësohen në parlament dhe 3 prej tyre vetëm me nga një deputet. Një prej partive të reja që mori pjesë për herë të parë në zgjedhje ishte Grupi-99, i dalë nga drejtuesit e lëvizjes Mjaft, i formuar kryesisht nga të rinj, që synonte të sillte një risi në politikën shqiptare. Por realiteti politik nuk u tregua i butë me ta. Një pjesë e kritikëve thonë se G-99 mund të jetë dëmtuar edhe nga lidhja e ngushtë me Partinë Socialiste

XS
SM
MD
LG