Lidhje

Lojrat elektronike dhe kalitja fiizke



Kur flet për lojrat elektronike...mendja të shkon tek lojtari që shpenzon orë të tëra në kolltuk para kompjuterit apo televizorit. Por disa palestra po përdorin pikërisht këto lojra për të nxitur lëvizjet fizike dhe kalitjen e përdoruesve. Falë teknologjisë integrale, Simuluesi Dogfight, është një prej paisjeve më të reja në botën e lojërave aktive që ofron për përdoruesit si kalitje fizike ashtu edhe argëtim. Përdoruesit pedalojnë për të ngritur në ajër avionin elektronik në ekranin e paisjeve sportive të palestrës.


Një palestër masive në Burbank të Kalifornisë ...Disa po provojnë paisjen më të fundit që ka integruar teknologjine e lojërave elektronike me pasijet për stërvitjen në palestra.

Pavarësisht rënies ekonomike, industria e lojërave elektronike ka njohur vetëm rritje.

Sipas një raporti mbi të ardhurat nga lojërat elektronike të Physic Ventures, industria e lojërave aktive në Shtetet e Bashkuara në terësi kapi shifrën 6.4 miliard dollarë në tremujorin e fundit të vitit 2008.

Egzaminimi i lojës bën që përdoruesit të jenë të interesuar gjatë të gjitha fazave të lojës, një tendencë kjo e argëtimit për gjeneratat e reja.

Teknologjia e fundit audio-vizuale e bën edhe më interesante pilotimin e avionit. E ndërtuar në Kaliforni nga Electronic Sports, loja Dogfight nënkupton që stërvitja të jetë edhe argëtim. Në këtë lojë me aksion me aeroplanë luftarakë, përdoruesit fluturojnë aeroplanin përmes pedalimit dhe mbajnë drejtimin dhe kontrollin e mjetit ajror përmes levave anësore të ndenjëses.

Shefi i kompanisë Xho Din thotë se njerëzve u pëlqen ajo që bëjnë nëse janë të përfshirë mentalisht në të.

“Industria e palestrave komerciale është gati për ndryshime të tilla dhe mendojmë se ky treg do njoh rritje. Është një industri disa miliarda dollarëshe dhe ne mendojmë se jemi kompania e parë e transformimit në tregun komercial teknologjik.”

Në këtë lojë kompania ka kombinuar palestren e zakonshme me lojrat aktive për të nxitur përfshirjen e përdoruesve aq sa ta të mos kuptojnë se po sterviten.

Misioni është futja e sporteve virtuale tek një gjeneratë e re e cila është e apasionuar pas lojërave në internet në shtepi, palestra apo shkolla.

Ndërkohë që u jep pedaleve të biçikletës, shtohen edhe rrotullimet e helikës së aeroplanit. Sa më shpejt tu japësh pedaleve aq më shpejt fluturon avioni. Nëse ndalon pedalet, avioni rrëzohet kështu që lind motivimi për të luajtur dhe dhënë pedaleve. Pamjet vizuale dhe efektet zanore tërheqin mendjen e përdoruesit duke i mbajtur ata të interesuar në lojë.

Në mënyrë që të ngresh avionin lart, mbajtëset e duarve me susta duhet të tërhiuqen kështu që u bën fizkulturë krahëve. Butonat pëdorën për të qëlluar objektivat në ekran.

Pasi përdoruesit mësojnë fluturimin e aeroplanit, përleshjet dhe garat me përdoruesit përkarshi e shtojnë entuziasmin dhe frymën e lojës për një betejë ajrore. Për amatorë si Oscar Gonzales, loja ofron edhe lloje të ndryshme objektesh fluturuese për të realizuar misionin virtual.

“ Më pëlqen shumë. U deshën vetëm pesë minuta që të apasionohesha pas lojës. Më pëlqen fakti se harron se po stervitesh..sepse je në lojë. Kur zbret nga makina, të kullojnë djerset dhe e kuton që stervitjes i erdhi fundi.”

Sindi Salazar është dakord se përzierja e stervitjes me lojën elektronike është një mënyrë e shkëlqyer për të sjellë trupin në formë.

“Të gjithëve si djemve dhe vajzave u pëlqejnë lojërat elektronike gjatë stërvitjes. Kështu nëse vret dy zogj me një gurë, edhe stervitesh edhe kënaqesh duke luajtur.”

Gjenerata e re nuk është e interesuar që të stervitet para televizionit. Ata kanë nevojë për stimulim të mëtejshëm. Sipas studimeve të kompanisë së lojërave elektronike, prirja e njerëzve drejt lojërave aktive do të vazhdojë të njohë rritje ndërkohë që publikut i bëhet edhe më e mërzitshme mënyra tradicionale e palestrave sportive. //rd//


XS
SM
MD
LG