Lidhje

Shqipëria, Kina shënojnë 60 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike


Zëvendës kryeministri kinez Zhang Dezhiang thotë se forcimi i marrëdhënieve me Shqipërinë është përparësi e Pekinit.

Zoti Zhang i bëri komentet dje gjatë një vizite në Tiranë me rastin e 60-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Kinës.

Zëvendës kryeministri shqiptar Ilir Meta e ftoi zyrtarin kinez me rastin e përvjetorit.

Zoti Zhang tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kinës do të forcohen sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe tregëtar.

70 përfaqësues kompanish të mëdha kineze e shoqëruan zyrtarin kinez në Shqipëri.

Dy zëvendës kryeministrat morën pjesë në nënshkrimin e gjashtë marrëveshjeve për bashkëpunim ekonomik. //fg//

XS
SM
MD
LG