Lidhje

Repisti 50 Cent në ekranet e kinemave


Solisti i grupit të muzikës rep, "50 cents", është protagonist i filmit "Dead Man Running". Ai interpreton në këtë film, një gangster amerikan, i cili përpiqet që të marrë një shumë të madhe të hollash përmes pengmarrjes. Ndërkaq, ka dalë në DVD , filmi" Battlestar Galactica- The Plan", i cili është ndërtuar me imazhe të patransmetuara më pare nga seriali "Battlestar Galactica".


"Battlestar Galactica – The plan", është filmi i cili ka dalë në DVD duke risjellë tek adhuruesit gjithë historinë fillestare të filmit. Historia e filmit, përqëndrohet tek roboti Cyclons, i cili fillimisht është robot shërbyes, por rebelohet dhe dëshirën për t'u kthyer në qenie njerëzore e shndëron në hakmarrje ndaj racës njerëzore.

Edward James Olmos, interpreton Kapitenin William Adama, njëkohësisht është regjizor i filmit "The Plan," i cili ka ngjashnmëri me "Battlestar Galactica".

Filmi "The Plan" është pakashumë një version artistik për ekranin e gjerë i subjektit të filmit "Battlestar Galactica".

Titulli i filmit është mbështetur në mbylljen e serive të filmit "Battlestar Galactica", ku personazhet e tij kishin përherë një plan për zgjidhjen e situatave të ardhshme.

Ka patur kritika për filmin "The Plan", i cili ka shfrytëzuar pamje dhe xhirime të hershme të serialit "Battlestar Galactica", por për aktorin dhe regjizorin e filmit ky argument nuk përbën problem.

Hoagan thotë se ky film u jep mundësinë adhuruesve që të shohin pamje nga filmi të cilat nuk i kanë shikuar më parë.

Ky film ka disa ditë që është hedhur në treg për adhuruesit e tij.

****

Solisti i grupit "50 cent", ka marrë pjesë në premierën britanike të filmit "Dead men running", ku ai debuton për herë të parë si aktor.

Fillmisht, personazhi i interpretuar prej tij ishte një gangster britanik por theksi amerikan i aktorit i ka detyruar skenaristët që t'a shndërrojnë rrolin e tyre në një bandit amerikan.

Në këtë film interpreton dhe Tamer Hassan, i cili interpreton personazhin e njeriut që duhet të përballet me gangsterin amerikan, i cili i mban peng të jëmën e paralizuar për kthimin e një shume të madhe të hollash.

Ndërsa Danny Dyer interpreton mikun e ngushtë të tij, i cili bie dakort që ta ndihmojë për të zgjidhur këtë situatë aspak normale të jetës së tij.

Monet Mazur – bashkëshortja e regjizorit dhe skenaristit të filmit, interpreton mikeshën prostitutë të Nikut, pengëmarrësit.

"Për mua ka qenë e vështirë që të interpretoja, duke e ditur se im shoq ishte mbrapa kamerës duke më xhiruar. Kjo për faktin që ai më njeh mirë, njeh shprehjen time, dhe e ndjen më shumë se kushdo kur unë jam fallco dhe jo e vërtetë".

Ky film ka nisur transmetimin në kinema.


XS
SM
MD
LG