Lidhje

Irani kundër marrëveshjes për pasurimin e uraniumit jashtë



Irani njoftohet të ketë kundështuar një plan të mbështetur nga Kombet e Bashkuara për pasurimin e uraniumit.

Një zyrtar perendimor pranë negociatave tha se Teherani i tha Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore se nuk do të pranojë planin për të çuar uraniumin jashtë për pasurim.

Propozimi synonte të ndalte Iranin nga pasurimi i uraniumit në nivelin që mund të përdoret për armë bërthamore. Marrëveshja është mbështetur nga palët e tjera në negociata, Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Franca.

Agjencia e OKB-së për energjinë bërthamore tha se mori përgjigjen fillestare për planin dje por nuk dha hollësi.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian sot i bënë thirrje Iranit të pranojë marrëveshjen duke thënë se ajo do të ndihmojë në ndërtimin e besimit.

XS
SM
MD
LG